Raketat amerikane vranë pesë fëmijë

Sulmet e amerikane ajrore në veriperëndim të Sirisë, vranë të paktën shtatë civilë, njoftoi organizata Human Rights Watch (HRW), duke shprehur keqardhje dhe duke bërë thirrje për një hetim mbi shkeljet e mundshme të ligjit të luftës.

Pas lajmit për humbjen e civilëve nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri ndaj IS, një zëdhënës i Pentagonit, admirali John Kirby, tha të enjten se ushtria amerikane "nuk ka informata të besueshme nga burime operative" rreth vdekjes së civilëve, transmeton Telegrafi.

Por Human Rights Watch, një organizatë jo-qeveritare e të drejtave të njeriut me bazë në Nju Jork, tha se të paktën dy burra, dy gra dhe pesë fëmijë u vranë në një sulm me raketa të martën në mëngjes.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat