Pilotja arabe, e cila ka krijuar imazh në shtetet arabe, duke bombarduar forcat e ISIS-it, është “leçitur” nga familja e saj për shkak se ka bombarduar “heronjtë sunitë të shtetit të Irakut dhe Levantit”.
Merjem El-Mensuri është njëra prej femrave që piloton F16 dhe është duartrokitur nga forcat perëndimore për luftën e saj kundër ISIS-it.
Por në një deklaratë të familjes së saj, që jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, ajo tashmë konsiderohet e leçitur.
Sulmet ajrore kanë filluar për të “ndaluar agresionin brutal që janë duke e bërë ISIS-i në Siri dhe Irak”.
Pilotja femër arabe, misioni i së cilës kundër ISIS-it ishte dyfish më i rëndë për “forcat tokësore të tyre” raportohet se nuk është pritur aspak mirë nga familja e saj, të cilët e kanë “leçitur” atë.
Merjem El-Mensuri udhëheq bashkë me koalicionin kampanjën e sulmeve ajrore të perëndimit kundër ISIS-it, por një deklaratë anonime thotë se familja e saj e ka “leçitur” atë, për shkak se ajo po merr pjesë “në agresionin brutal ndërkombëtar” kundër Sirisë.
Në këtë deklaratë po ashtu shprehet mbështetja për shtetin Islamik, ku thuhet se “ne jemi krenarë për heronjtë tonë Sunitë në Irak dhe Levant”. Grupi brutal terrorist tashmë e gëzon këtë nofkë dhe quhet Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit ose me shkurtesën ISIL.
Në deklaratë po ashtu shprehet mbështetje për revolucionin sirian, ndërkaq atë e ka transmetuar për media agjencia e lajmeve palestineze Wattan.
“Ne, familja Mensuri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) këtu deklarohemi publikisht që ne e leçisim të ashtuquajturën Merjem El-Mensuri si dhe të gjithë ata që po i bashkohen agresionit brutal ndërkombëtar kundër vëllezërve tanë sirianë dhe këtu fillojmë me leçitjen e vajzës sonë Merjem El-Mensuri.
“Ne kërkojmë nga vendasit tanë që të mos na djegin pasi që dihen konsekuencat e aksioneve te të ashtuquajturës Merjem El-Mensuri”, thuhet në deklaratë.
“Ne kemi bërë thirrje të gjithë fraksioneve... në fushat e betejës në Siri që të bashkohemi në përpjekjet tona të përbashkëta drejt një objektivi të vetëm, luftën kundër regjimit monstruoz të Esedit.
“Familja jonë është krenare për të gjithë njerëzit e lirë të cilët mbrojnë kauzat e tyre dhe të gjithë ata të cilët kanë marrë armët për të mbrojtur nderin dhe kombin e tyre (kombin islamik). Ne jemi krenarë me heronjtë tonë sunitë në Irak dhe Levant dhe të gjithë ata që vihen në ballë të të drejtave tona”, vazhdon tutje deklarata.
Ende nuk është e qartë se qëndrimet që shprehen në deklaratë paraqesin tërë familjen apo vetëm një pjesë të saj.
Fisi Mensuri ka disa anëtarë me ndikim në EBA, përfshirë edhe një ministër të ekonomisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e që është njëra prej familjeve më të mëdha – e dyta më e madhe në Ebu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, kështu që ende nuk dihet se deklarata është bërë nga ndonjë grup që i takon familjes apo nga i tërë fisi.
Deklarata po konsiderohet anonime dhe më shumë thuhet se është bërë me qëllim frikësimi të qeverisë së EBA-së, e cila mund të ndryshojë qëndrim karshi frontit të përbashkët të perëndimit në luftë kundër ISIL-it./telegrafi/