Ambasadori i Kosovës përkrah marshin e LGBT-së në Beograd

Shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Ambasadori Valdet Sadiku ka qenë një nga përkrahësit e marshit për të drejtat e komunitetit LGBT që u mbajt sot në Beograd, raporton Indeksonline duke u mbështetur në fotografitë e shpërndara 'online'.

Në mesin e shumë fotografive që mediat serbe i kanë publikuar, shihet edhe Sadiku i cili zyrtarisht e ka titullin Ambasador, ndonëse nuk udhëheqë një ambasadë.

Në marshin e sotëm në Beograd, i mbajtur nën masa të rrepta sigurie, ka pasur pjesëmarrës një mori diplomatësh të huaj dhe politikanë të njohur serbë, transmeton indeksonline.

Në mesin e atyre që kanë përkrahur të drejtat e komunitetit LGBT në kryeqytetin serb ka qenë edhe ambasadori amerikan, Michael Kirby.

Aty ishte edhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, kryetari i Beogradit, Sinisha Mali, udhëheqësi i partisë liberale serbe, Çedomir Jovanoviq etj.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat