Hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami, të cilin prizrenasit e njohin si bamirës të madh, po mbahet në paraburgim nën akuzat për nxitje të urrejtjes dhe ekstremizëm fetar. Përshkak të kësaj, shumë familje skamnore dhe jetimë janë të privuar nga ndihmat që i shpërndante ky hoxhë, e posaçërisht në këtë kohë të festës së Kurban Bajramit
Hoxhë Mazllam Mazllami nga mbarimi i luftës e deri më tani ka ndërtuar me dhjetëra shtëpi për familje të skamnore dhe jetimë, ka shtruar dreka e darka për fëmijë jetimë, shumë familjeve ua ka siguruar ushqimin dhe veshmbathjen, njofton Radio Pendimi.
Me arrestimin e këtij hoxhe, shumë familje kanë mbetur pa përkrahje dhe shumë projekte shtëpish kanë mbetur të parealizuara.
Në kohën e festës së bajramit, hoxha mundohej që çdo familje skamnore t’iu siguronte ushqim, bënë të ditur Radio Pendimi.
Lusim Zotin që të lirohet sa më parë ky humanist i madh, hoxhë Mazllam Mazllami.
Në videon më poshtë mund të shihni disa sekuenca nga aktivitetet bamirëse të hoxhë Mazllam Mazllami.
[youtube height="400" width="100%" align="none"]https://www.youtube.com/watch?v=FitT5oql9jM[/youtube]