Një ngjarje e tronditëse ka ndodhur dje në shkollën fillore “Migjeni” të fshatit Baincë të komunës së Drenasit, ku me ç ‘rast është rrahur brutalisht një nxënës i kësaj shkolle.
Indeksonline mëson se nxënësi M.L. në klasën e 6-të është rrahur nga arsimtari i tij, I.D. (emër i njohur për redaksinë) për gjëra tejet banale.
Në foton e siguruar nga Indeksonline shihen qart goditjet e rënda që janë shkaktuar nxënësit M.L.
Njëri prej dëshmitarëve i cili nuk deshi t’i përmendet emri ka treguar arsyen se pse arsimtari ka rrahur nxënësin.
“Veç pse e ka pyet arsimtarin se pse ia qiti 2-sh dhe ai nuk ka qenë i kënaqur, arsimtari menjëherë e ka rrahur atë”, ka thënë ky dëshmitar.
Nga ana tjetër, kryetari i këshillit të prindërve të SH.F “Migjeni”, Fatmir Kiqina në një prononcim për portalin tonë tha se gjesti i arsimtarit ka qenë tejet i paparanueshëm për banorët e fshatit të tyre.
“Ky rast është krim, me rreh fëmijën me i bë shenja është krim”, është shprehur ai.
[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=MQ3qLyi6c5Y[/youtube]