Reagon ambasada turke: Turqia nuk financon ekstremizmin

Përmes një kumtese për medie Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar ndaj shkrimit me titull Qeveria turke financon radikalizmin islam në Kosovë?

Lidhur me këtë Ambasada ka shkruar:

“Lajmi është publikuar edhe më herët në mediet turke dhe është mohuar nga zëvendëskryeministri Numan KurtulmuÅŸ dhe nga TIKA.”

TIKA, vazhdon reagimi i Ambasadës turke, ka kompletuar projekte të restaurimit të trashëgimisë historike dhe kulturore si dhe projekte të ndryshme të zhvillimit në fushën e arsimit, shëndetësisë e bujqësisë në Kosovë dhe shton se TIKA me aktivitetet e saj jo vetëm në Kosovë por në mbi 100 vende të tjera të botës, realizon projekte të cilat do të shërbejnë në krijimin e kulturës së vazhdimësisë së paqes, refuzimin e çfarëdo dhunë apo tjetërsimi, tejkalimin e paragjykimeve ndërmjet komuniteteve dhe forcimin e dialogut ndërmjet qytetërimeve.

Në këtë kornizë, thotë ndër të tjera reagimi, konsiderimi i TIKA-së si përgjegjëse ndaj aktiviteteve të ndonjë institucioni ose organizate, apo përgjegjësve, proceset gjyqësore e të cilëve ende nuk kanë përfunduar, paraqet një veprim të pabazuar në aspektin ligjor dhe moral.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat