Janë së paku dy familje kosovare, gra dhe fëmijë të xhihadistëve kosovarë që kanë arritur të largohen shëndosh e mirë nga Siria, mirëpo kanë frikë të kthehen në Kosovë nga ideja se mund të arrestohen.
Mësohet se këto gra dhe fëmijë momentalisht janë në Turqi ndërsa janë në mëdyshje nëse duhet të kthehen në Kosovë apo jo.
Policia e Kosovës nuk ka pranuar të komentojë këtë informacion por bën me dije se gratë dhe fëmijët e xhihadistëve kosovarë nuk duhet të kenë frikë të kthehen nga Siria në Kosovë.
"Policia e Kosovës, gratë dhe fëmijët i konsideron si viktima të manipuluara që kanë shkuar në Siri dhe që janë të ekspozuar ndaj një rreziku shumë të madh, dhe qëllimi jonë, vazhdimisht është që t’i kthejmë gratë dhe fëmijët në Kosovë”, ka thënë Fatos Makolli, drejtor i Anti Terrorizmit në Policinë e Kosovës për Indeksonline.