Myslimanët e Jerusalemit u mblodhën në xhaminë Aksa për të falur namazin e Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kurban Bajarami përkoi në të njëjtën ditë me festën e hebrenjve Yom Kippur (Dita e Shlyerjes). Sipas besimit hebre përveç lutjeve në këtë ditë çdo gjë tjetër është e ndaluar dhe për këtë janë pezulluar udhëtimet me autobus, tren dhe me avion, gjithashtu edhe rrugët kryesore janë mbyllur.
Edhe pse qeveria e Izraelit bllokoi rrugët kryesore për trafikun, mijëra njerëz u mblodhën në xhaminë Aksa që është edhe simboli i Jerusalemit.
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) uroi të gjithë myslimanët për festën e Kurban Bajramit. Pas namazit një pjesë e besimtarëve vizituan varrezat e dëshmorëve në bulevardin “Selahadin”.
Palestinezët që jetojnë në Jerusalem do ti therin kurbanet e tyre në Bregun Perëndimor për arsye se Izraeli ka ndaluar ngritjen e tregut të bagëtive.