Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, dr. Shefqet Krasniqi, Kurban Bajramin e kaloi në burg.
Nga shtëpia e Imamit që po akuzohet për prishjen e rendit kushtetues e cenimit të sigurisë shtetërore, një familjar po fajëson politikanët që dr. Shefqet Krasniqi nuk gjendet në shtëpi për këtë festë.
"Shkaku është krejt politika. Parlamenti nuk mundet me i zgjedh punët e veta dhe ju kanë gju hoxhallarëve", flet për Klan Kosova, i emocionuar e me lot në sy, Izet Krasniqi - vëllai i dr. Shefqet Krasniqit.
Në familjen e Krasniqit po besojnë se arrestimi i dr. Shefqet Krasniqit ishte i padrejtë dhe kësisoj po shpresojnë se ai me shokët duhet të lirohet sa më parë.