Përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë në Frontin Islamik Ebu Mustafa theksoi se ISIL shfrytëzoi rastin dhe pushtoi zonat që çliroi opozita Siriane nga regjimi i Asadit dhe për këtë arsye filluan sulmet ndaj ISIL me 25 gusht me "Operacionin e Damaskut Nehravanu'ş", raporton Anadolu Agency (AA).
Ebu Muastafa Për shkak të intensifikimit të sulmeve nga forcae e Asadit dhe të koalicionit vazhdon gjendja e luftës me ISIL por jo në përplasje aktive.
Ebu Mustafa gjithashtu tërhoqi vëmendjen se pozitat e frontit islamik janë në shenjestër nga forcat e koalicionit dhe se janë intensifikuar sulmet e forcave të Asadit si dhe ato të Hizbullahut në zonat rurale të Halepit dhe për këtë arsye kanë vendosur të mos luftojnë me ISIL.
Ebu Mustafa, deri sa ISIL të pranojë armëpushimin do të ketë një luftë me densitet të ulët mes palëve por Fronti islamik do të ruajë pozicionin e tij duke mbrojtur "zonat e çliruara".
Autoriteti për Zyrën e shtypit të Frontit islamik në Aleppo Ebu Firas el-Halebi në një deklaratë për AA tha se forcat e koalicionit duhet të bombardonin forcat e Asadit të cilët që prej 3-4 vjetësh bëjnë masakra, ai gjithashtu shtoi se forcat e koalicionit nuk kanë bombarduar objektivat e ISIL ku dihet se ku janë bazat e organizatës, por kanë goditur forcat e opozitës siriane dhe civilët.