Siri – Monumentet historike zhduken një nga një (FOTO)

Monumentet historike që tregojnë për historinë, po dëshmojnë edhe fytyrën e shëmtuar të luftës 4-vjeçare në Siri.

 

Hani historik, hamami, komplekset dhe xhamitë që janë trashëgimia e qytetërimeve të ndryshme në Siri janë në rrezik të zhdukjes për shkak të luftës.

Siria, vend që katër vitet e fundit është dominuar nga gjakderdhja dhe lotët, përshkruhet si vendi i të shpërngulurve nga vendi dhe vendbanimet.

Vendi që njëherë e një kohë ka përqafuar qytetërime të tilla si selçukët dhe otomanët, tani përkujtohet me terrorizmin, luftën dhe masakrat, me njerëzit që lënë atdheun e tyre me një shpresë dhe ata që marrin rrugën drejt një drejtimi të panjohur.

Ky udhëtim ndonjëherë zgjat me ditë, dhe nganjëherë mbetet përgjysmë nga ndonjë ndërhyrje me bombë apo ndonjë armë. Njerëzit, të cilët u strehuan në vendet e pakta të Lindjes së Mesme, sidomos në Turqi, në mëngjes zgjohen me shpresë.

Sirianët, të cilët kanë lënë vendbanimet, ku kanë punët e tyre, shtëpitë e tyre, tokat e tyre dhe ku kanë kaluar ditët e bukura te jetës, më së shumti janë të mërzitur për atdheun e tyre, i cili është kthyer në një rrënojë dhe janë prekur thellë nga shkatërrimi një e nga një i monumenteve e dëshmive që bartin në ditët e sotme gjurmët e kulturave të ndryshme.

Lufta nuk shkatërron vetëm zemrat, por edhe dëshmitarët e historisë si hane, banjat publike (hamam), komplekset dhe xhamitë.

- Kërcënohet Xhamia e Emevive në Halep.

Xhamia 300-vjeçare e Emevive, e cila u godit nga predhat e topave dhe çdo gjë tjetër që i përket historisë janë shkatërruar. Xhamia, e cila dëshmon përgatitjen e qindrave, ndoshta mijërave dijetarëve tani po dëshmon fytyrën e shëmtuar të luftës. Nga bombardimet më parë u rrëzua minareja e xhamisë e më pas shatërvani i saj.

Xhamia tashmë është shndërruar në një rrënojë, e cila mban edhe shenjat e plumbave dhe të bombave, bën pjesë në listën e trashëgimisë botërore kulturore të UNESCO-s dhe nuk dihet se sa do ti rezistojë akoma luftës, por lufta e cila po ndikon për keq për njerëzit po aq keq po ndikon edhe për ndërtesat historike.

Komandanti i trupave dhe përgjegjës për ruajtjen e xhamisë Emevi nga grupet opozitare të Frontit islamik në Siri, Ebu Ammar në shpjegimin e tij tha se Forcat e regjimit të Esadit janë vendosur përreth xhamisë Emevi dhe ka ndërmarrë një sërë sulmesh për të marrë nën kontroll xhaminë.

Abu Ammar duke shpjeguar se në çdo sulm i ndërmarrë nga forcat e regjimit është shkatërruar dhe dëmtuar nga një pjesë e xhamisë tha: "Forcat e regjimit që duan të marrin nën kontroll xhaminë Emevi dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet nëpër botë një ditë më parë ndërmorën sulme me raketa dhe kundërajrorë, ku u dëmtuan dhe u dogjën niqet e murit të xhamisë në pjesën perëndimore. Falënderojmë zotin që shmangëm sulmet e regjimit dhe që fikëm zjarrin në xhami".

Shef i Departamentit të Fakulteti të Shkencave dhe Letërsisë në Universitetin e Gaziantepit Asistan Prof. Halil Ibrahim Jakar dhe Dr. Ahmet Ozpaj kanë në arkivin e tyre 3600 fotografi dhe 15 orë regjistrime në video që vërtetojnë gjendjen e xhamisë para luftës. Dhe këto materiale të cilat në atë kohë nuk mendonte kush se do të kishte një luftë tani mund të jenë të dobishme për restaurimin e saj.

- Qytetet Rrënoja

Lufta civile ka shkatërruar shumë qytete në vend. Halep, Idlib, Rakka, Hama, Humus, Deyru'z Zor, Dera dhe kryeqyteti Damasku janë vendet ku vazhdojnë përleshjet mes forcave të regjimit dhe opozitarëve ndërsa në Haseki mes ISID'it dhe grupeve kurde.

Qytetet më të dëmtuara janë Halepi, Damasku, Dera dhe Deyru'z. Lufta, e cila i ka kthyer qytetet në gërmadha, ka shkatërruar edhe infrastrukturën urbane. Njerëzit e paktë që jetojnë në këto qytete janë duke u përpjekur për të zgjidhur problemet e tyre jetësore si furnizimi me ujë, drita dhe ushqime në mënyrë të kufizuar. Ndërsa njerëzit që janë larguar nga vendet e tyre presin me shpresë mbarimin e luftës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat