Konflikt mes policisë izraelite dhe palestinezëve në xhaminë Al-Aksa

Në ditën e parë të festës hebreike Sukkot ka patur konflikt mes policisë izraelite dhe palestinezëve në xhaminë e Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftohet se nga konflikti janë plagosur 3 policë izraelitë që kujdeseshin për të siguruar hyrjen klonëve hebrenj në xhaminë Aksa.  Sipas informacionëve të marra nga dëshmitarë në vendngjarje mësohet se pati një përleshje kur kolonët hebrenj po mundoheshin të hynin në xhaminë Aksa për të festuar. Policia që tentoi të nxirrte jashtë myslimanët nga xhamia u përlesh me ta, ku u plagosën 3 policë izraelitë.

Ndërsa një zyrtar nga Departamenti i Fondacionit Islamik në Jerusalem theksoi se akoma vazhdojnë tensionet në xhaminë Aksa.

Gjithashtu bëhet e ditur se Festa Hebraike ka filluar sot do të vazhdojë për 9 ditë. Kolonët hebrenj herë pas here nën shoqërimin e ushtrisë apo të policisë organizojnë udhëtime dhe rite fetare në xhaminë Aksa dhe me reagimin e palestinezëve shpeshherë ndodhin përleshje, ku dhe policia izraelite ndalon hyrjet për plestinezët në xhaminë Aksa.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat