Ngjarje tronditëse që ka ndodhur javën e kaluar në shkollën fillore “Migjeni” të fshatit Baincë të komunës së Drenasit, ku me ç ‘rast është rrahur brutalisht një nxënës i kësaj shkolle, ka marr përmasa edhe më shqetësuese. Nxënësi Mentor Leku, në klasën e 6-të që ishte rrahur nga arsimtari i tij, Izet Demiçi, tani po kërcënohet nga arsimtari.
Kjo është edhe arsyeja që nxënësi, Mentor Leku, ka ndërprerë mësimin dhe nuk është duke vijuar procesin mësimor.
Vëllai i viktimës në një prononcim për gazetën “Zëri”, ka thënë se vëllain e tij e ka ndalur nga shkolla pasi që mësuesi përmes nxënësve ka dërguar mesazhe kërcënuese.
“Asgjë se kamë rrahur herën e parë çka do të ja bëjë kur të kthehet në shkollë”, janë fjalët që arsimtari ju kishte thënë nxënësve për tregon vëllai i viktimës.
Ai madje ka thënë se arsimtari i matematikës, Izet Demiçi, këto fjalë i kishte thënë një ditë pasi që rasti ishte raportuar në polici dhe në media.
“Nxënësve të nesërmen në klasë ju ka thënë se i ka ngjyros me ngjyrë faqet për me bërë situatën ma dramatike”, ka theksuar vëllai i viktimës.
Edhe pse ishte paralajmëruar nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Drenasit se do të merret masa ndajë arsimtarit, asgjë konkrete nuk ka ndodhur.
Drejtori i drejtorisë së Arsimit në komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj, ka konfirmuar për “Zëri” se arsimtari është duke dhënë ende mësim në shkollë.
Tahiraj ka sqaruar se nuk mund të merren masa deri sa rasti është në procedurë.
“Është rast që është duke e shqyrtuar edhe hetuesia në atë pjesën tjetër edhe drejtoria dhe MASHT-i përmes të drejtës ligjore që kanë në bazë të këtij udhëzimi ne ju kemi drejtuar me kërkesë drejtorisë së inspeksionit të MASHT-it dhe po pres një përgjigjeje edhe prej tyre”, ka thënë Tahiraj.
Por Tahiraj, thotë se nuk është informuar se arsimtari i matematikës të ketë dërguar mesazhe kërcënimi nxënësit.
“Jam në kontakt edhe me prindërit e djalit edhe me shkollën dhe nuk kamë informacion se ai është kërcënuar”, ka thënë Tahiraj, duke konfirmuar se nxënësi nuk është duke ndjekur mësimin.
Mentori nga profesori ishte rrahur pasi që kishte kërkuar nga ai ditën e premte që ti jap leje për të shkuar në xhami për ta falë namazin e xhumasë.
Arsimtari i kishte rrahur aq fortë sa që Mentori ishte detyruar të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore në spital.
Ngjarja rëndë ishte përjetuar edhe nga nëna e nxënësit e cila kishte rritur fëmijët në mungesë të bashkëshortit i cili kishte vdekur më herët./Zëri/
[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=MQ3qLyi6c5Y[/youtube]