Ja çka tha ministri Agani, pas intervistimit në polici (Video)

Rreth dy orë ka zgjatur intervistimi i ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Ferid Agani, nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, lidhur me mjekët e arrestuar sot në mëngjes.

Agani ka thënë se ka qartësuar para organeve se punën e tij si ministër, derisa ka theksuar se përveç mjekëve të shumtë në të gjithë territorin e Kosovës, janë intervistuar edhe zyrtarë të tjerë të ministrisë që ai drejton, transmeton koha.net.

"Sot e kemi pasur një aksion policor në disa qendra të Kosovës, të cilat kanë pasur për subjekt fillimin e procedurave hetimore ndaj disa zyrtarëve në sektorin e shëndetësisë përkitazi me një çështje që ka të bëjë me trajtimin e të sëmurëve me probleme kardiovaskulare në disa spitale private në vend. Unë jam intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, sikurse edhe të gjithë të tjerët dhe në këtë drejtim unë mendoj se shumë shpejt do t’i qartësojmë të gjitha dilemat të cilat prokurori i ka sa i përket personalitetit tim politik. Në anën tjetër edhe zyrtarët e tjerë të ministrisë së shëndetësisë që janë bërë pjesë e kësaj afere uroj të qartësojnë gjithçka", ka theksuar Agani.

Këtu mund ta dëgjoni deklaratën e plotë të ministrit Agani.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat