Për rindërtimin e Gazës nevojiten 7,8 miliardë dollarë

Kryeministri palestinez Rami Hamdallah deklaroi se qeveria palestineze do të nisë me punimet për rindërtimin e Gazës, pasi një pjesë e rëndësishme e qytetit ka mbetur nën rrënoja të shkaktuara nga sulmet e fundit nga ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamdallah gjatë vizitës së parë në Gaza ka premtuar se qeveria do të bëjë çdo gjë të nevojshme për meremetimin e ndërtesave të shkatërruara në Gaza. "Ne jemi këtu për të filluar punën e rindërtimit të pjesëve të Gazës, të cilat u shkatërruan në sulmet izraelite dhe ti normalizojmë kushtet e jetesës," tha Hamdallah.

Ai theksoi se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të dërguar ndihma dhe mbështetje në Gaza dhe banorëve të saj. Ai shtoi se qeveria do të zhvillojë një plan gjithëpërfshirës kombëtar ekonomike për zhvillimin dhe përparimin e Gazës, duke shtuar se për detajet e rindërtimit të Gazës do të bisedojnë në konferencën që do të mbahet të dielën në Kajro.

Në konferencën e Kajros do të diskutohen rreth sigurimit të ndihmës dhe mbështetjes për Gazën, që tu mundësohet banorëve të saj një jetë të ndershme dhe me dinjitet. "Ne shpresojmë se embargo do të hiqet dhe do të hapen të gjitha kalimet kufitare.  Kërkojmë që të sigurojmë mbrojtje ndërkombëtare për palestinezët," tha Hamdallah.

Kryeministri i palestinez pas vizitës në Gaza do të udhëtoj për Kajro ku do të marrë pjesë në konferencë. Vizita e kryeministrit Hamdallaha në Gaza ka rëndësi të veçantë në aktivitetet e kryera nga qeveria kombëtare e Palestinës. Kryetari i Këshillit Ekonomik palestinez për rindërtim dhe zhvillim Mohammed Eshtiye tha se për rindërtimin e Gazës nevojiten 7.8 miliard dollarë.

Sulmet izraelite në Gaza të cilat filluan më 7 korrik, zgjatën 51 ditë dhe u vranë 2.157 njerëz, ndërsa u plagosën më shumë se 11.000 të tjerë.

Sulmet kanë shkatërruar gjithsej 17,200 shtëpi, 73 xhami dhe 24 shkolla, ndërsa mijëra ndërtesa të tjera janë dëmtuar.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat