SMS-të e mjekëve të arrestuar (Foto)

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Besim Kelmendi, të premten ka kërkuar caktim të paraburgimit prej 30 ditësh ndaj nëntë mjekëve të dyshuar, por jo edhe ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, si dhe ish drejtorit të QKUK-së, Njazi Gashi.

Seanca ndaj nëntë të dyshuarve - Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Eefedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra - është duke vazhduar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Dymbëdhjetë mjekët dyshohen për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”.

Deri te këto dyshime, prokurori i Prokurorisë Speciale, Besim Kelmendi, ka ardhur pas përgjimeve të bisedave dhe mesazheve që janë shkëmbyer mes mjekëve të arrestuar.

Këto mesazhe janë siguruar nga KALLXO.com, e të cilat janë dokumentuar edhe në kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit ndaj nëntë të dyshuarve.

Në komunikimin mes Draut Goranit dhe Astrit Bakiqit, në një mesazh Astriti i shkruan Dautit: “Sps, të hanen e kam një pac. ( pacient) X.X. për koro. (korografi). Unë nuk ndalem”.

Ndërsa, në një mesazh tjetër Astriti i shkruan sërish: “ Le m... tja marrin lekët”.

Komunikimi tjetër vazhdon nga mjeku Nexhmi Zeqiri me Daut Goranin, ku Nexhmiu i shkruan Dautit: “Mirëmëngjesi dosti jem, të përshëndes nga ulqini, koha dhe uji ok! Mos harro naj pacient ta qojm tek maqedont se ende po mundona me ju q... nane me qmime, jam në negociata ende. dije që 500 jan tuat.klm”.

Mjeku Nexhmi Zeqiri i shkruan kështu edhe kolegut të tij Lulzim Kamberi: “Mirëmëngjesi Luli, tregoju në Emergjenc me të thirr ty. Nëse ke ndonjë pac. ( pacientë) për te maqedont tregom me SMS dhe 500 euro jan tuat. unë rreth orës 19-20 Jam”.

Po ashtu, mjeku Nexhmi Zeqiri i shkuan edhe kolegut të tij Ali Hocagllu një sms në të cilin thuhet: “Z.Ali jam dr. Nexhmi Zeqiri- kardiologu që punon në Nj. Koronare (Njësia Koronare) te QKUK. Ka koh që kam kërkuar te ju takoj juve ne tel. edhe përmes Astritit por kot. Kam nevoj te ju takoj ty dhe Astritin për arsye se 6 pacient nuk mi keni paguar parat ende”.

Avokatët e të dyshuarve nuk po pajtohen me kërkesën e Prokurorit Special për caktimin e paraburgimit ndaj mjekëve të dyshuar. /Kallxo.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat