Njoftohet se policia izraelite, ka penguar palestinezët nën moshën 50 vjeç të hyjnë në xhaminë al-Aksa për të falur namazin e xhumasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët izraelitë ndërhynë ndaj palestinezëve që falën namazin e xhumasë në rrugët e lagjes Vadi el-Cevz. Disa palestinezë iu kundërpërgjigjën ushtarëve izraelitë me fishekzjarrë dhe gurë. Gjatë këtij konflikti shpëtuan nga fishekzjarrët edhe gazetarët e AA Turgut Alp Bojraz, Salih Zeki Fazlëoglu dhe gazetari i Reuters Ammar Awad që ndodheshin në mes të konfliktit.
Ushtarët izraelitë përparuan me tanke të shoqëruar nga snaiperat dhe policët me kuaj, ndërsa palestinezët u tërhoqën dhe më pas u shpërndanë. Ushtarët izraelitë në xhumanë e kaluar penguan myslimanët nën 50 vjeç që të arrinin në xhaminë Aksa.