Njoftohet se në Selvan të Jeruzalemit lindor në konfliktet mes policisë Izraelite dhe Palestinezëve janë plagosur 7 të rinj palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë për arsyen se kohë më parë klonët hebrenj konfiskuan disa nga shtëpitë që u përkasin palestinezëve në vende të ndryshme të Selvan'it ka pasur konflikte mes policisë Izraelite dhe palestinezëve ku si pasojë e këtyre konflikteve janë plagosur 7 të rinj palestinezë.
Për shkak të konfiskimit të shtëpive të disa palestinezëve nga klonët hebrenj në Selvan pothuajse çdo ditë ndodhin konflikte.
Në anën tjetër, radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se në Hanina të Jeruzalemit verior një grup të rinjsh palestinezë kanë sulmuar me gurë një autobus duke thyer xhamat e tij.
Dëshmitarët okularë thanë se forcat policore dhe ushtarake bastisën qytetin Hanina dhe u vunë në ndjekje të të rinjve.