Dënime të rrepta për pjestarët e "Vllazërisë Muslimane", seanca për Mursin shtyhet për nesër

Gjykata egjiptiane ka dënuar me 3 deri në 15 vjet burg tetë të pandehur, ndër të cilët edhe zyrtari i Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Beltagi, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet gjyqësore thanë se tetë persona, përfshirë Beltagin, udhëheqës i Aleancës Kombëtare Safwat Hegazi dhe kreu i Al-Jazeera, Ahmed Mansour, u dënuan për mbajtjen peng të një avokati dhe torturim gjatë protestave të 25 janarit 2011.

Në gjykimin që u mbajt në ndërtesën e Akademisë Policore, Gjykata egjiptiane i dënoi këto tre persona me 15 vjet burg.

Nga ana tjetër në seancën e mbajtur sot në Akademinë e policisë në Kajro për ish Presidentin e Egjiptit Muhammed Mursi, trupi i gjyqtarëve vendosi që ta shtyjë atë për ditën e nesërme. Mursi është vërejtur duke falur namazin e mesditës bashkë me të pandehurit e tjerë në gjyqin që u mbajt sot.

Përveç të tjerash, aty ndodhen edhe ish-gjyqtarë, deputetë dhe ministra.

Kundër këtij vendimi gjyqësor mund të paraqitet ankesë.

Avokatët e të dënuarve shprehen se vendimi i gjykatës është hakmarrje ndaj personave që kanë kontribuar për përmbysjen e qeverisë së ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat