Zjarri i shkaktuar në hyrjen e një xhamie është shuar nga zjarrfikësit në Bad Salzuflen të Gjermanisë veriperëndimore.
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Policisë në Bielefeld, u njoftu se ditën e shtunë në orën 03.00, nga autor apo autorë ende të paidentifikuar, i është vënë flaka derës hyrëse të një ndërtese, brenda së cilës gjendej edhe xhamia Schötmar Vahdet. Vetëm një person arriti të dilte jashtë ndërtesës, ndërsa 8 të tjerë dolën prej andej me ndihmën e ekipeve të zjarrfikësve.
Në njoftim theksohet se pas përpjekjes për zjarrvënie mund të ketë arsye politike dhe se hetimi po i merr parasysh edhe këto mundësi.
Policia ka kërkuar ndihmë nga dëshmitarët, në lidhje me përpjekjen për t ka kërkuar ndihmë nga dëshmitarët zbuluar autorët e këtij incidenti.
Kohët e fundit, përpjekjet dashakeqëse në Gjermani për vënie zjarresh në xhami po shkaktojnë shqetësim te banorët myslimanë.
Muajin e kaluar, në Oldenburg ishte hedhur një bombë Molotov në xhaminë Haxhë Bajram, ndërsa në muajin gusht pati një zjarrvënie në xhaminë Mevlana në Berlin.
Sipas të dhënave të policisë, nga viti 2001 deri në vitin 2011, janë shkaktuar 22 raste të ngjashme në xhamitë e Gjermanisë, në vitin 2012, 35 raste dhe në vitin 2013 kjo shifër shkon në 37 raste.