Në muret e Manastirit të Deçanit, mbishkrime: ISIS, “Kalifati po vjen”, UÇK e AKSH

Muret e objekteve përcjellëse të Manastirit të Deçanit janë pushtuar ditën e sotme nga mbishkrime për ISIS-in (Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë).

“Chaliphate is coming” (Kalifati po vjen), “UÇK”, “AKSH”, janë mbishkrimet që janë parë sot të shkruara me ngjyrë të kuqe e të zezë në muret e objekteve rrethuese të Manastirit, si dhe disa mbishkrime në arabishte.

Mbishkrimet më të afërta të shkruara janë në shtëpizën e kopshtarisë, rreth 300 metra nga kisha e manastirit, ndërsa mbishkrimet tjera janë shpërndarë nëpër objektet tjera në afërsi prej 500 metrash, transmeton Koha.net.

Për këtë incident janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe KFOR-i, të cilët janë paraqitur menjëherë në vend të ngjarjes.

Gjatë kontrollimit të vendngjarjes, ku mori pjesë edhe igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic e komandanti lokal i KFOR-it, Angelo Mineli, një grup i shqiptarëve në largësi prej rreth 100 metrash kanë thirrur “UÇK, UÇK”, raporton RTV Kim ndërsa thekson se tre prej këtyre të rinjve janë arrestuar. /koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat