Shtetet Arabe do të ofrojnë 2 miliardë $ për rindërtimin e Gazës

Shtetet arabe kanë premtuar se do të ofrojnë ndihmë prej 2 miliardë dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës, në konferencën që është duke u mbajtur në Kajro, ka deklaruar një zyrtar palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari anonim, deklaroi se disa shtete Arabe gjatë muajit të kaluar kanë konfirmuar këtë shumë donacioni gjatë takimeve me ministrat palestinez në prag të kësaj konference një-ditore të, me pjesëmarrjen e 50 delegacioneve shtetërore.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka mbërritur sot për të marrë pjesë në konferencë, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë ndihme prej 212 milionë $ për popullin palestinez.

Rreth 30 ministra të jashtëm dhe përfaqësues të 20 organizatave rajonale e ndërkombëtare, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, po marrin pjesë në konferencën njëditore, të kryesuar nga Egjipti dhe Norvegjia.

Në këtë konferencë marrin pjesë edhe shefi i OKB-së, Ban Ki-Mun, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi. Për shtatë javë me radhë, gjatë muajit korrik dhe gusht, Izraeli ndërmori sulme në Rripin e Gazës, me qëllim ndaljen e zjarrit me raketa nga territori palestinez.

Nga ofensiva izraelite mbetën të vrarë 2.160 palestinezë dhe rreth 11.000 të tjerë u plagosën, pjesa më e madhe prej tyre civilë. Pasojë e kësaj ndërhyrjeje ishte edhe shkatërrimi i disa banesave dhe i infrastrukturës përgjatë gjithë brezit bregdetar.

Rrethimi nga ana e Izraelit u forcua edhe më tej pasi lëvizja palestineze e rezistencës, Hamas, i emërtuar nga Izraeli si "grup terrorist", mori kontrollin e territorit bregdetar nga fraksion rival i Fatahut, në vitin 2007.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat