Turqia përgënjeshtron: S’ka marrëveshje për shfrytëzimin e bazave nga amerikanët

Turqia nuk ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për shfrytëzim të bazave ajrore turke në Incirlik, në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Negociatat për këtë do të vazhdojnë, njoftuan sot burime nga zyra e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu.

Turqia ka arritur një marrëveshje me Washingtonin për trajnimin e rebelëve sirianë, pohuan të njëjtat burime, pa specifikuar se kush do t’i trajnojnë rebelët, e as ku, transmeton Telegrafi.

Këto komente kanë ardhur pas raportimit të këshilltares amerikane për siguri kombëtare, Susan Rice, e cila tha se Turqia ka rënë dakord që t’ju lejojë forcave të koalicionit ushtarak - të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara - të shfrytëzojnë bazat e saja për veprimtari në territorin e Irakut dhe Sirisë, si dhe për trajnimin e luftëtarëve opozitarë sirianë.

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, po i bën thirrje Turqisë që të përfshihet në luftën kundër ekstremistëve të ISIS-it, ndërsa Ankaraja është e gatshme dhe këmbëngul që Shtetet e Bashkuara të krijojnë një zonë të sigurt përgjatë kufirit të Turqisë me Sirinë. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat