Vazhdojnë konfliktet në Xhaminë Aksa

Ushtria izraelite e cila ka ndaluar hyrjet për myslimanët në xhaminë Aksa, ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj palestinezëve që protestuan në derën Hitta të xhamisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa palestinezë u përpoqën të rezistojnë ndaj ushtarëve izraelitë duke qëlluar me gurë mbi ta, dhe si rezultat i ndërhyrjes së ushtarëve u plagosën më shumë se 20 persona ku shumica prej tyre ishin gra. Ushtarët izraelitë keqtrajtuan gazetarët e AA dhe disa gazetarë të tjerë që ndodheshin mes tyre.

Kryetari i shoqatës së Xhamisë Aksa Abdulazim Salhab në deklaratën e tij për gazetarin e AA në vendngjarje tha se: "Kanë ndaluar hyrjen e të gjithë studentëve që studiojnë në Xhaminë Al-Aksa duke përfshirë edhe punonjësit brenda Aksa-së. Që nga ora 6:00 e mëngjesit kanë ndërhyrë me plumba plastikë dhe me gazlotsjellës. Aksa-ja nuk është vetëm e palestinezëve dhe mbrojtja e xhamisë Aksa është detyrë e të gjithë myslimanëve.”

Gjatë konfliktit në orët e para të mëngjesit kanë hyrë në xhaminë Aksa të shoqëruar nga forca policore lideri i partisë Manhigut Yehudit (Lëvizja Udhëheqjes së Hebrenjve) dhe zëvendës kryetari i parlamentit të Izraelit Moşe Feiglin i shoqëruar edhe nga disa izraelitë të tjerë.

Ndërkohë vazhdojnë shkeljet ndaj xhamisë Aksa për shkak të festave Izraelite "Sukot" këtë javë. Kjo festë e cila simbolizon kohën kur bijtë e izraelitëve qarkulluan 40 vjet në shkretëtirën e Sinait nga perëndia në streha të përkohshme. Festa e cila fillon ditën e mërkurë do të zgjasë 9 ditë ku dhe hebrenjtë ortodoksë kanë ngritur çadra nëpër rrugica të qytetit.

Xhamia Aksa e cila brenda saj është si një kompleks përfshin muze, medrese, kopsht dhe një rrethim të madh ku për myslimanët është një simbol si “kibla” e parë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat