Mbrojtësi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në një intervistë për tabloidin e njohur gjerman ‘Bild’, ka folur gjerësisht rreth mënyrës së jetesës së tij.
Ai ka treguar se është besimtar i madh i fesë islame, duke shtuar se falet pesë herë në ditë (edhe kur është në autostradë!).
Lutet pesë herë në ditë
Bild: Dukeni djalë i qetë?
Mavraj: "Unë jam një person i cili është vështirë të vlerësohet nga njerëzit që nuk më njohin. Nëse nuk më pëlqen diçka, unë e tregoj atë. I respektoj të gjithë njerëzit. Kurrë nuk bëjë një fytyrë të mirë dhe një lojë të keqe. Unë e konsideroj veten të mirë dhe mendoj që kjo është më e drejtë"
Bild: Veproni në mënyrë të balancuar. Sekreti juaj?
Mavraj: “Unë kam provuar forma të ndryshme të meditimit. Unë jam shumë fetar. Unë merrem shumë me veten time, duke u përpjekur për të gjetur ekulibrin tim dhe të jem i përulur"
Bild: Sa shpesh luteni?
Mavraj: "Pesë herë në ditë. Lutja në vetvete është po ashtu një lloj meditimi. Shokët e mi më respektojnë plotësisht. Unë kur jam në autostradë, shkoj në një parking dhe lutem. E bëjë atë pothuajse kudo. Kjo është normale për mua. Kjo është jeta ime".