A do të lirohet dr. Shefqet Krasniqi?

Edhe pak ditë bëhen një muaj nga arrestimi i bujshëm i hoxhallarëve në vendin tonë. Edhe pse për akuzat me të cilat janë ngarkuar nuk ka fakte, shumica e tyre vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Një nga emrat më të përfolur gjatë këtyre arrestimeve ishte hoxha i xhamisë së madhe në Prishtinë, dr. Shefqet Krasniqi. Ai u arrestua nën akuzën për nxitje të personave për përfshirje në luftën e Sirisë, akuzë për të cilën u arrestuan edhe pjesa tjetër e hoxhallarëve. Pas bastisjes së shtëpisë, atij iu gjet një shumë parash. Edhe pse shuma që u përmend në media është normale për një profesor universitar dhe imam xhamie i cili ka edhe një biznes familjar, ai filloi të akuzohet edhe për shpëlarje parash. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë fakt për këto akuza.

Dr. Shefqet Krasniqit, fillimisht i ishte caktuar masa e paraburgimit një muaj, e cila më pas me ankesën e avokatëve mbrojtës ishte anuluar për t’iu caktuar një masë e re deri më datën 17 të këtij muaji. Sipas një informacioni që ka Radio Pendimi, dr. Shefqet Krasniqi dje kishte pasur një seancë ku ishte intervistuar nga prokurori i rastit dhe me ç ‘rast përsëri i është hequr masa e paraburgimit, mirëpo ai vazhdon të jetë në mbajtje të paktën deri të mërkurën kur edhe i është caktuar edhe një seancë e radhës.

Kujtojmë se deri më tani nga grupi i hoxhallarëve të arrestuar janë liruar vetëm tre prej tyre, hoxhë Ekrem Avdiu, hoxhë Enis Rama, që të dy nga Mitrovica dhe hoxhë Enes Goga nga Peja./Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat