Pezullohet ndeshja Serbi – Shqipëri

Arbitri e ka ndalur ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, pas tensioneve në stadium. Në një njoftim thuhet se takimi është pezulluar deri në një njoftim të radhës.

Pak pa përfunduar pjesa e parë (42’), tifozët serbë kanë hyrë në fushë duke detyruar arbitrin e takimit të ndërpresë ndeshjen dhe të thërrasë të gjithë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka nisi kur një Flamur Kuqezi në mënyrë shumë kreative fluturoi mbi stadium. Tifozët serbë u irrituan duke hedhur gjësende në fushë dhe duke detyruar gjyqtarin të ndërpresë takimin në pritje të qetësimit të situatës.

Por, kur Mitrovic e kapi flamurin për ta hequr nga fusha, ndërhyri Xhaka dhe aty nisi një sherr i madh, në të cilin u përfshinë të gjithë lojtarët në fushë dhe ata të stolit.

Në fushë arritën të hynin edhe shumë tifozë duke detyruar arbitrin ta pezullojë ndeshjen. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat