Ministria e Punëve të Brendshme në vijim të ndjekjes me shqetësim të zhvillimeve në stadiumin e Beogradit ka kontaktuar me zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme Serbe, të cilëve u është përcjellë mesazhi i ministrit Saimir Tahiri: “Qeveria Serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit. Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium”.
Ndërkohë pak minuta më para ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shprehet: Krenar për Kuqezinjtë që për sa pati futboll fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar.