Pas vendimit të Gjykatës së Apelit së kthimit të lëndës së dr. Shefqet Krasniqit në Rivendosjes, Gjyakta Themelore ju ka dërguar ftesë palëve për mbajtjen e seancës gjatë ditës së mërkurë, transmeton Zëri.
Mbrojtësi i dr. Shefqet Krasniqit, avokati Bajram Tërrnava, ka konfirmuar për “Zëri” që seanca është thirrur për të vendosur në lidhje me vërejtjet e dhëna nga Gjykata e Apelit.
Për rastin e Krasniqit, Gjykata do të rivendos një ditë para se ndaj tij të skadojë masa e paraburgimit që ishte caktuar në afat prej një muaji.