Njoftohet se është djegur xhamia Ebubekir es-Siddik në Nablus të Palestinës nga kolonët çifut.
Në prononcimin e tij për media aktivisti Hamza Dirije tha se palestinezët, të cilët kishin ardhur për të falur namazin e mëngjesit në xhaminë që ndodhet në zonën Akraba në jug të qytetit, u përballën me flakët në katin e poshtëm dhe ndërhynë për ta fikur zjarrin, transmeton trt.
Hamza Dirije theksoi se si pasojë e zjarrit u dogjën disa kopje të Kur’an-it famëlartë dhe tapetet, gjithashtu kolonët çifut kanë shkruar në muret e xhamisë "Vdekje arabëve".
Dirije thekson se edhe para 5 muajsh kishte ndodhur një ngjarje e tillë ku ishin djegur stallat e kafshëve të palestinezëve dhe ishin shkruar parulla të njëjta.
Autoritetet palestineze dhe izraelite nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.