Krime, muslimanët s’bën të lexojnë libra fetarë!

Udhëheqja pro-ruse në Krime ka kërkuar nga myslimanët në këtë territor të aneksuar që të lirohen nga “literatura e ndaluar islame” deri më 1 janar të vitit 2015.

Lideri i këtij rajoni, Sergei Aksyonov u tha sot gazetarëve në Simferopol se autoritetet “nuk do ta konfiskojnë për tre muaj literaturën myslimane, që ishte lejuar nga autoritetet e Ukrainës, e që është e ndaluar nga legjislacioni rus”.

Myslimanë në Krime janë kryesisht banorët tartarë dhe shumica e tyre e kundërshtojnë aneksimin e këtij territori të Ukrainës nga ana e Rusisë, që u bë në muajin mars.

Pjesëtarët udhëheqës të komunitetit tartar në Krime, gjatë muajve të fundit, ishin cak i policisë për posedim të asaj që ajo e cilëson si “literaturë e ndaluar myslimane”./lajmi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat