Pas gati 100 ditësh në Siri, 8-vjeçari Erion Sina është kthyer sonte në orët e mbrëmjes në Kosovë.Në aeroport ka dalë për ta pritur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Kthimin e tij e ka mundësuar familja e tij në bashkëpunim me autoritetet kosovare.
Në këtë mënyrë Erioni i bashkohet nënës së tij Pranverës e i cila me muaj të tërë ka bërë përpjekje ta kthej nga fronti i luftës./rtk/