Sulmohen varrezat e dëshmorëve turq në Krime

Në Sivastopol, në varrezat ku prehen dëshmorët turq që ranë në Luftën e Krimesë janë dëmtuar hëna dhe ylli në 11 varre.

Ndërsa në rrugën që lehtësonte orientimin e njerëzve për të shkuar në varrezat që ndodhen në Malin Sapun, janë hequr edhe tabelat në gjuhën e vendore dhe angleze.

Autoritetet ruse bënë të ditur se do të hiqen të gjitha tabelat në gjuhën ukrainase dhe do të zëvendësohen me tabela në rusisht, kurse për dëmtimin e varrezave do të zhvillohen hetime.

Varrezat e Dëshmorëve u ndërtuan në vitin 2004 në shenjë kujtimi të ushtarëve turq që kanë rënë dëshmorë në luftën turko-ruse të viteve 1853-1856.

Këtu ndodhen 35 varre.

Ndërkaq në Krime ka filluar edhe numërimi i popullsisë, proces që do të zgjasë deri në 25 tetor.

Pas numërimit të popullsisë (census) do të qartësohet edhe numri i banorëve të Krimesë, struktura etnike, niveli i arsimit si dhe shumë informacione të tjera.

Sipas censusit të vitit 2001 në Krime banonin më shumë se 2 milion banorë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat