1 në çdo 6 fëmijë në botë vuan nga uria

Në raportin e publikuar dy ditë para në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit nga Instituti Ndërkombëtar i Politikave të Ushqimit theksohet se uria në 16 vende të botës është në një fazë kritike.

Sipas raportit të përgatitur nga instituti me qendër në Uashington duke iu referuar statistikave të fëmijëve të dobët 1 nga 8 persona dhe 1 nga 6 fëmije vuajnë nga uria në rang botëror.

Instituti thekson se nga viti 1990 ka një përmirësim të ndjeshëm megjithatë uria mbetet një nga problemet kryesore. Shumë shtete mbulojnë statistikat e personave që vuajnë nga uria, ndërsa vendet me popullsi të dendur edhe pse kanë bërë përparime kanë shumë probleme me urinë, shpjegon raporti.

Në raport theksohet gjithashtu se vendet më të prekura nga kjo dukuri janë Eritreja dhe Burundi dhe se vendet e Saharasë Afrikane edhe pse kanë përmirësime kanë akoma probleme serioze në këtë fushë. Ndërkohë që vendet e Saharasë Afrikane mbajnë kryesimin për sa i përket urisë, Azia Jugore është ndjekësi i tyre.

Në raport gjithashtu vihet theksi mbi progresin që ka bërë shteti i Ganës për sa i përket luftës kundër urisë ku ky shtet ka 40 % më pak të prekur nga uria se viti 1990. Në raport thuhet gjithashtu se një nga problemet më të mëdha për sa i përket urisë është mungesa e vitaminave dhe mineraleve në ushqim. Kjo bën që një numër i madh i fëmijëve në botë të vuaj nga "uria e fshehtë" ku vendi më i prekur në këtë pike është Vietnami.

Sipas raportit gjithashtu theksohet se në vendet në zhvillim për sa i përket ushqimit çdo ditë e më shumë janë duke iu larguar të ushqyerit tradicional dhe si pasojë po hapin rrugën e shumë sëmundjeve sporadike si obeziteti./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat