Prokurori nuk ka prova të reja për imamët

Është duke vazhduar seanca për shqyrtimin e vendimit të masës së paraburgimit për personat e arrestuar një muaj më parë, me akuzën për rrezikim të rendit kushtetues të Kosovës, ku të përfshirë janë imam e hoxhallarë. Sipas mbrojtjes, deri në këto momente prokurori nuk ka paraqitur asnjë provë të re.

Fuad Ramiqi, Sabahudin Selimi, Eroll Nesimi, Idriz Bilibani, Leopnard Ruli, Dardan Gjuka, Shefki Koraçi dhe Bedri Robaj janë 8 nga 13 të arrestuarit një muaj më parë, që sot pritet të merret vendimi për ta.

Aktualisht për shumicën e të akuzuarve që janë brenda, ka rënë vepra rekrutim për terrorizëm.

Skënder Musa, avokat i Fuad Ramiqit, thotë se për shumicën e të dyshuarve nuk ka ndonjë dyshim të bazuar se kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Fuad Ramiqi, dyshohet të ketë kryer veprën penale thirrje për rezistencë, në bazë të nenit 411 të Kodit Penal të Kosovës.

E mbrojtja e tij, thotë se Ramiqi gjatë intervistës dhënë KTV-së, për çka edhe akuzohet, ka shprehur vetëm qëndrimet e tij kundër burgosjes në mënyrë arbitrare të njerëzve me bindje politike e fetare.

Ai konsideron se kjo është në kundërshtim me nenin 30 të Kushtetutës së Kosovës./KP/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat