Persona të panjohur kanë thyer xhamat në ndërtesën e Ambasadës shqiptare në Podgoricë, raporton korrespodenti i Anadolu Agency (AA).
Nga ambasada kanë konfirmuar për AA se xhamat janë thyer, por nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me incidentin. Në bisedë të shkurtër telefonike zyrtarët e Ambasadës shqiptare në Podgoricë, kanë konfirmuar që kjo ngjarje e pa paranueshme ka ndodhur sot në ora 10:30. Ndërtesa e ambasadës së Republikës së Shqipërisë gjendet në qendër të Podgoricës, në rrugën “Stanko Dragojeviç”.