Sot merret vendimi për imamët

Përkundër faktit se seanca kishte përfunduar të enjten në orët e vona, Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk ka marr vendim lidhur me 10 të pandehurit, të dyshuar për rrezikim të rendit kushtetues dhe të sigurisë kombëtare të Kosovës. Vendimi pritet të merret sot, raporton Anadolu Agency.

Prokurori nuk ka paraqitur asnjë fakt apo provë të re për të pandehurit, për më tepër, ai ka tërhqur disa akuza si; rekrutim për terrorizëm. Bazuar në këtë, për Mazllam Mazllamin, Dardan Gjukën dhe Idriz Bilibanin, prokurori ka kërkuar t’ iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të iu caktohet masa arrest shtëpie ndërsa, për shtatë të pandehurit tjerë, në mesin e të cilëve gjendet edhe lideri i LISBA-së, Fuad Ramiqi, ka propozuar që t’iu vazhdohet paraburgimi.

Nga ana tjetër, avokatët e të pandehurve kanë deklaruar se, prokuroria edhe një herë, ka dështuar të arsyetoj dyshimin e bazuar dhe se nuk ka paraqitur asnjë provë për rastin në fjalë.

Ditë më parë, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi u liruar nga paraburgimi dhe ka kaluar në arrest shtëpie.

Megjithatë, Gjykata e Themelore duhet të marrë një vendim lidhur me 10 të akuzuarit sepse masa e paraburgimit prej 30 ditësh për këta persona, skadon pikërisht sot, një muaj pasi ata janë arrestuar.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat