Policia Izraelite mbyll disa hyrje në Al-Aksa, palestinezët falen në rrugë

Policia izraelite kishte mbyllur disa rrugë për të parandaluar hyrjen në kompleksin e Al-Aksa personave nën moshën 50 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite patrullon në hyrjet e vjetra të Jeruzalemit, si dhe në derën hyrëse të Al-Aksa dhe pengon hyrjen e palestinezëve që janë nën moshën 50 vjeç.

- Qindra muslimanë që dëshironin të hyjnë në Al-Aksa u detyruan të falen në rrugë-

Izraeli gjatë festës hebreje "Sukkot", e cila filloi më 8 tetor dhe zgjat nëntë ditët, ndaloi hyrjen e palestinezëve në Al-Aksa, për shkak së cilës shumë herë është bër objekt konflikti mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë.

Në muajt e fundit në kompleksin në fjalë, ka pasur një numër të madh incidentesh të dhunshme nga kolonët hebrenj, të cilët në të shumtën e rasteve ishin nën shoqërimin e policisë izraelite.

Për muslimanët, Xhamia Al-Aksa është vend i shenjtë i tretë më i rëndësishëm, ndërsa hebrenjtë besojnë se në këtë vend dikur ka pasur dy tempuj hebrenjtë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat