Ka krijuar situata tensionuese ndalimi i muslimanëve nën 50 vjeç në xhaminë Aksa nga ushtria izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Palestinezët të cilët falën namazin e xhumasë në rrugë. Pas faljes së Xhumasë disa palestinezë kanë reaguar ndaj ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë që kishin rrethuar e lagjen Vadi el-Xhevz.
Palestinezët u shpërndarë pa incidente pas një kohe dhe pas përparimit të forcave izraelite të cilët ndërhynë me tanket TOMA të mbushur me lëndë foseptikë, policët me kuaj të shoqëruar edhe nga snaiperët.
Xhamia Aksa e cila brenda saj është si një kompleks përfshin muze, medrese, kopësht dhe një rrethim të madh ku xhamia Aksa për muslimanët është një simbol dhe konsiderohet si kibla e parë.
Hebrenjtë të cilët mendojnë se poshtë xhamisë aksa gjenden rrënojat e tempullit të Solomonit ku për këtë arsye ata janë duke bërë edhe gërmime. Kolonët hebrenj dhe autoritetet izraelite herë pas here duke hyrë në rrethinat e xhamisë ngacmojnë komunitetin dhe studentët të cilët marrin mësime. Për këtë arsye dhe nga reagimet e muslimanëve ndaj shkeljeve të izraelitëve në xhaminë Aksa shënohen tencione të vazhdueshme.