Serbia po shtiret si viktima e të gjitha kohërave pas një ndeshje futbolli, dhe një flamuri që ra nga qielli në stadiumin e Beogradit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Nacionalizmi dhe tërbimi i tyre po kalon çdo kufi.
Por po harron se çfarë ka bërë me shqiptarët ajo përmes ajrit. Ka vrarë mijëra njerëz në Kosovë dhe përveç tjerash, kishte provokuar rëndë Shqipërinë në vitin 1999. Serbët në mënyrë të kobshme e shëtitën me helikopter trupin e dëshmorit të UÇK-së nga Lumasi i Beratit, Astrit Suli, përgjatë kufirit me Shqipërinë./reporteri/