Rufki Suma: Besoj në pafajësinë e hoxhallarëve, arrestimi i tyre çështje politike

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, në një intervistë për Radio Pendimin tha se arrestimi dhe burgosja e hoxhallarëve është çështje politike.

“Është politizuar shumë arrestimi i hoxhallarëve duke i akuzuar ata si terroristë, kur dihet se në fenë Islame nuk ka terrorizëm, unë besoj në pafajësinë e tyre. Deri më tani nuk kemi pa fakte për atë që po akuzohen”.

I pyetur nëse qeveria duhet të kërkoj falje për arrestimin e hoxhallarëve tani pasiqë disa prej tyre janë liruar, Suma tha se qeveria nuk mund të shpaguaj dëmin e shkaktuar me këto arrestime.

“Qeveria nuk mund ta shpaguaj dëmin që ua ka shkaktuar hoxhallarëve, as me kërkim falje apo me para, sepse ka dëmtuar imazhin e tyre si hoxhallarë. Edhe këtyre që iu është vazhduar masa e paraburgimit, iu është bërë padrejtësi. Unë besoj në pafajësinë e tyre”, tha Suma.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat