Populli i Gazës protestoi kundër shkeljeve të të drejtave të muslimanëve në Al-Aksa

Populli i Gazës, dje pas namazit të xhumasë, kanë protestuar kundër shkeljeve  të drejtave të muslimanëve në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem, raporton Anadolu Agency (AA)

Banorët e Gazës pasnamazit të xhumasë, nga pjesët e ndryshme të qytetit kanë organizuar një marshim drejt godinës së parlamentit në këtë qytet. Ata dënuan shkeljen e të drajtave të muslimanëve në Al-Aksa nga ana Izraelitëve dhe kërkuan që bota islame të reagojë në lidhje me këtë problem. 

Një nga zyrtarët e Hamasit, Ismail Ridvan, ka thënë se vënia në pikëpyetje e shenjëtërisë së Al-Aksas vë në pikëpyetje besimin e të gjithë njerëzve në këtë rajon. Ridvan ka kërkuar nga presidenti palestinez Mahmud Abbas që këto shkelje ti paraqesë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe i bëri thirrje Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), dhe institucioneve ligjore ti ndalin shkeljet e të drejtave të muslimanëve në Izrael.

Në muajt e fundit në kompleksin në fjalë, ka pasur një numër të madh incidentesh të dhunshme nga kolonët hebrenj, të cilët në të shumtën e rasteve ishin nën shoqërimin e policisë izraelite. 

Për muslimanët, Xhamia Al-Aksa është vend i shenjtë i tretë më i rëndësishëm, ndërsa hebrenjtë besojnë se në këtë vend dikur ka pasur dy tempuj hebrenjë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat