Digjet flamuri i Shqipërisë në ndeshjen Partizani - Crvena Zvezda

Në stadiumin e Partizanit, sonte para fillimit të ndeshjes mes Partizanit dhe Cervena Zvezdës të Beogradit, tifozët kanë djegur flamurin e Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozët bartnin një flamur të zi me një kafkë në të cilën ishte shkruar parulla me shkronja cirilike "Me besimin në Zot - Liri ose vdekje", ndërsa disa kishin veshur fanella ku në pjesën e pasme shkruhej "çetnikët - veri".

Brenda stadiumit të Partizanit gjysmë ore para fillimit të ndeshjes Partizan- Cervena Zvezda ka pasur një incident, kur tifozët u përleshën në tribunën lindore, përleshje fizike, që më pas erdhi deri te djegia e një pjese të tribunës. Ndërkohë pjesëtarët e xhandarmërisë ishin të shpejtë dhe ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e incidentit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat