Nëna u vdiq para disa muajve, babai para dhjetë ditësh. Barra e familjes bie mbi 15-vjeçaren.
Nuk është e vështirë ta kuptojmë se jetojmë në një vend ku ka shumë varfëri e mjerim. Aty ku për shumicën dita zbardhet duke menduar se çfarë do të kenë në tryezë për të ngrënë e kur nata vjen gjumi i zë duke menduar se si do t’ia bëjnë për ditën e nesërme. Një gjë të tillë e përjeton edhe familja Halili nga fshati Llaushë, komuna e Podujevës.
Një shtëpi e vogël dydhomëshe, e ftohtë sikurse jetët e banorëve që strehohen aty. Një korridor i errët ndan dy dhomat. Muret e çara në shumë vende, e po ashtu edhe të kapluara nga lagështia dhe rroba të varura në disa tela, janë panorama e zymtë që ofron kjo shtëpi. Në njërën dhomë dy shtretër e një copë tepihu, ndërsa në tjetrën vetëm një copë tepihu e disa rroba të shpërndara, të cilat të tërhiqnin vëmendjen porsa hyje brenda në atë shtëpi. Kjo është streha e vetme e pesë fëmijëve të mbetur jetimë.
Numri ku mund të kontaktoni këtë familje për ta ndihmuar është: 044-119- 930. /Kosova Sot/