Polici amerikan i ndalon, vetëm sepse ishin “myslimanë”! (Video)

Një video tronditëse ku shfaqet një polic në New York i cili mbështet dy burra për muri, vetëm sepse janë myslimanë.

Videoja është shkarkuar në internet nga Adam Saleh, pasi pretendon se bëhej fjalë për 'diskriminim racor' të punonjësve të policisë, ndaj disave që ishin të veshur në veshje tradicionale myslimane, transmeton Telegrafi.

Adam drejton një llogari në YouTube të quajtur TrueStoryASA me shokun e tij Shejh Akbar, ku dy të rinj paraqesin video qesharake.

Megjithatë, ata vendosën të publikojnë një video të re për 650.000 abonentët e tyre duke qenë të frustruar me policinë.

Në videon tre minutëshe shfaqen dy të rinj me veshje perëndimore dhe që flasin me theks amerikan.

Një polic qëndron afër dhe pavarësisht se ata “kërcënojnë” njëri tjetrin, polici nuk bën asgjë.

Vetëm 20 minuta më vonë, të dy të rinjtë kanë ndryshuar veshjen në një tradicionale myslimane dhe bëjnë thuja se të njëjën gjë. Për më shumë, shikojeni reagimin e policit. /Telegrafi/

[youtube height="400" width="100%" align="none"]http://www.youtube.com/watch?v=EeQbuTigFos[/youtube]


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat