LISBA kërkon ndihmë nga organizatat ndëkombëtare për Fuad Ramiqin dhe imamët e arrestuar

Procesi gjyqësor kundër Fuad Ramiqit dhe imamëve të tjerë është diskriminim fetar dhe politik në Kosovë, ka deklaruar publikisht Lëvizja Islame Bashkohu në një letër të hapur dhe njëherësh, ju ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare që monitorojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, që të mbikëqyrin edhe këtë rast, raporton Anadolu Agency (AA).

LISBA, parti politike opozitare në Kosovë, me këtë letër publike iu ka drejtuar drejtpërdrejtë OSBE-së ( Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës ), ODIHR-së (Zyrës për Demokraci të Institucioneve dhe Drejtat e Njeriut), Amnesty International-it dhe Human Rights Watch , që të bëjnë presion mbi Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës të ndërpresin, sipas kësaj partie politike,  persekutimin, burgosjen ilegale dhe diskriminimin fetar dhe politik i cili po i bëhet komuniteti islam në Kosovë, në veçanti liderëve fetar.

LISBA kërkon që këto organizata, misioni i të cilave është lufta kundër persekutimit politik dhe mbrojta e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të vijnë në Kosovë dhe të shohin se si, në këtë vend. Qeveria dhe Presidenca kontrollojnë gjyqësorin dhe në mënyrë të padrejtë i mbajnë të mbyllur Fuad Ramiqin dhe imamët e BIK-ut. Me këtë rast, LISBA në letrën publike thotë se Ramiqi është burgosur për shkak të një deklarate që sekretari i kësaj Partie e ka bërë në një televizion lokal, ku ai e ka cilësuar regjimin e sotëm kosovar si diktatorial.

“Edhe pse Gjykata e Prishtinës nuk ka mundësi ta dënojë pasi ai nuk ka bërë ndonjë krim me deklaratën e tij dhe Gjykata e Apelit ka gjykuar që Ramiqi por edhe të burgosur të tjerë po mbahen në burg pa fakte, përkundër çdo norme demokratike, kundër ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, Konventës Evropiane Për të Drejtat e Njeriut, Kartave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, të cilat Kosova pretendon ti respektoj , sekretari i Partisë dhe imamët po mbahen në burg në mënyrë ilegale” thuhet në këtë letër , ku ndër të tjera përmendet fakti se pas skaditmi të afatit prej paraburgimit prej 30 ditësh, atyre u është vazhduar paraburgim edhe për 60 ditë të tjera dhe kështu, sipas LISBA-së,  njerëz të pafajshëm po mbahen në burg, për 3 muaj, për një krim që nuk e kanë bërë kurrë.

Së fundit, të premten, Gjykata Themelore e Prishtinës ka marr vendimin për t’ju vazhduar paraburgimin për edhe dy muaj,  Fuad Ramiqit, liderit të LISBA-së dhe 6 imamëve të tjerë, Bedri Robajt, Mazllum Mazllumit, Eroll Mesinit, Leonard Rulit, Sabahudin Selimit dhe Trim Ademit , ndërsa tre të akuzuarve tjerë: Dardan Gjukës, Alban Masliut dhe Idriz Bilibanit, u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, po ashtu për 60 ditë të ardhshme.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat