Shteti i Turqisë jo vetëm që i ka hapur dyert për vëllezërit sirianë, por po përballon pothuajse e vetme edhe nevojat e tyre, pasi ndihmat e vendeve të zhvilluara si kanë mbetur komike në krahasim me 4.5 miliardë dollarë që ka shpenzuar Turqia.
Turqia sot mirëpret në territorin e saj 1,5 milion refugjatë dhe vazhdon të jetë porta e shpresës për shumë të tjerë që arratisen nga lufta civile dhe dhuna në vendin e tyre. Por shoqëria ndërkombëtare vazhdon të bëjë veshin e shurdhët përballë thirrjeve të Turqisë për të kontribuar me ndihma për përballimin e nevojave të këtyre refugjatëve në prag të dimrit.
Ndihmat që kanë ardhur nga jashtë shtetit, përfshi edhe ndihmat e Kombeve të Bashkuara janë sa 1/20 e shpenzimeve që ka bërë Turqia.
Pra ndihmat e jashtme janë vetëm 246 milion dollarë... Kombet e Bashkuara deklaruan se për shkak të pamjaftueshmërisë së buxhetit nuk do të mund të dërgojnë ndihma njerëzore për civilët sirianë. OKB-ja deri me sot ka dhënë një ndihmë vetëm prej 161 milion dollarësh.
Ndërsa ndihma e bërë nga vendet e zhvilluara të Perëndimit është tepër qesharake. Franca, një nga vendet pararojë të BE-së ka ndihmuar me 25 mijë e 145 dollarë.
Kurse, Austria, për dramën njerëzore siriane nga portofoli ka nxjerrë vetëm 25 mijë dollarë.
Suedia ka dërguar 35 mijë dollarë ndihma për vendstrehimet e sirianëve.
Deri më sot Turqia ka dërguar në Siri 483 mauna me ndihma që kapin vlerën 693 milion lira (rreth 309 milionë dollarë)./trt/