Komiteti për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së ka rishikuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë Komiteti, njoftoi se ka rishikuar raportin e izraelit në bazë të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) Në zbatimin e dispozitave të pikës së katërt.
Ekspertët e Komitetit kërkuan nga zyrtarët izraelitë të cilët morën pjesë në takim, informacion në lidhje me operacionet e fundit ushtarak në Gaza. Në mbledhje pas operacioneve ushtarake u kërkua informacion edhe për aktivitetet e zgjerimit territorial të Izraelit dhe bllokada ushtarake ndaj Gazës.
Ekspertët gjithashtu kanë kërkuar informacione në lidhje me raportet që tregojnë politikat e strehimit, masat për ndalimin e torturave dhe përdorimi i forcës dhe dhunës kundër civilëve
Komiteti do të mblidhet përsëri me 23 tetor për të vlerësuar situatën e të drejtave të njeriut në Izrael.