UNICEF: Çdo 5 minuta në botë, një fëmijë vdes nga dhuna

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Asistencë të Fëmijëve (UNICEF) ka publikuar një raport i cili thotë që çdo pesë minuta në botë nga dhuna vdes një fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zyra e UNICEF-it në Britani të Madhe ka publikuar një raport, "Fëmijët në Rrezik: Veprim për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve", ku është vënë në dukje se miliona fëmijë në mbarë botën edhe jashtë zonave të luftës në shtëpitë e tyre, shkolla dhe në shoqëri janë viktima të dhunës fizike, seksuale dhe në baza psiqike. 

Urbanizimi i shpejtë, papunësia e lartë dhe tendenca në rritje të diskriminimit janë faktorë, të cilat janë vënë në dukje si burimet kryesore të rrezikut të dhunës ndaj fëmijëve. 
Raporti i UNICEF-it, paralajmëron që si pasojë e dhunës çdo ditë vdesin mesatarisht, 345 fëmijë, prej të cilëve 75 për qind vdesin nga dhuna në vendet që nuk janë të përfshira nga lufta.

Duke theksuar se 25 për qind e fëmijëve në botë janë viktima të dhunës në familje, raporti thekson se një në dhjetë vajza në botë është viktimë e ngacmimit seksual. 

UNICEF-i vazhdon me pretendimet se fëmijët në vendet e varfra më shpesh janë viktima të dhunës dhe citon shembullin e adoleshentëve në Amerikën Latine që deri në 70 herë më shumë janë të rrezikuar nga ngacmime, se moshatarët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. 

Gjithashtu theksohet se vdekshmëria e fëmijëve e shkaktuar nga sëmundje të shërueshme tek fëmijët e moshës nën pesë vjeç është ulur ndjeshëm në 15 vitet e fundit në Brazil, por në vitet e fundit në vend nga dhuna janë vrarë më shumë se 15.000 të rinjë. 

Nga vendet afrikane në raportin e UNICEF-it përmendet Kenia, ku një në tre vajza dhe një në gjashtë djem kanë qenë viktima të abuzimit seksual, në të cilën vetëm një në qindra rast është raportuar në autoritetet përkatëse.

Sidomos vëmendje tërheq fakti se në të gjitha 41 vendet ligjërisht është e ndaluar dhuna ndaj fëmijëve, dhe se shumë vendet të pasura nuk kanë një rregullore të tillë. 

Drejtori i UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar David Bull gjatë prezantimit të raportit, tha se është e domosdoshme që fëmijët të cilët jetojnë me frikë, ti mundësojnë që të fitojnë ndjenjën e besimit dhe sigurisë. "Është e domosdoshme që të angazhohemi shumë, për ta bërë botën një vend, ku jeta e fëmijëve të bëhet më e mirë," tha Bull./AA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat