4 të mitur palestinez arrestohen për sulm me gurë në Jerusalem

Policia izraelite të mërkurën arrestoi katër të rinj të mitur palestinezë në Jerusalemin e pushtuar Lindor me pretendimin se kanë sulmuar me gurë ndaj makinave izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Një djalë 13-vjeçar u arrestua pasi kishte hedhur gurë drejt makinave izraelite në lagjen Al-Tur, duke dëmtuar një prej tyre, njoftohet nga policia nëpërmes faqes së saj zyrtare në Twitter.

Tre të miturit e tjerë palestinezë, të moshës mes 14 dhe 16 vjeç, u arrestuan për sulm me gurë në drejtim të makinave të policisë izraelite në rajonin e Beit Hanina.

Në muajt e fundit, makinat izraelitë dhe trenat e lehtë hekurudhor janë bërë objekt i shpeshtë i sulmeve palestinezëve me gurë.

Ministri izraelit i Sigurimit Publik, Yitzhak Aharonovitch ka premtuar kapjen e palestinezëve të cilët hedhin gurë ndaj trenave në Jeruzalem. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se sulmet me gurë në Jerusalemin Lindor nuk do të tolerohet.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor gjatë Luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme. Më vonë aneksoi qytetin e shenjtë në vitin 1980, duke pretenduar atë si kryeqytet të shtetit hebre të vetëshpallur, lëvizje kjo, që kurrë nuk u pranua nga bashkësia ndërkombëtare.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat